Flash News

KRYESORE

I vë benzinë te dera e shtëpisë, arrestohet 27-vjeçari

I vë benzinë te dera e shtëpisë, arrestohet

Një 27-vjeçar ka rënë në pranga të policisë pasi ka spërkatur dhe i ka vënë zjarrin derës hyrëse të banesës së shtetasit F.S. Në pranga ka rënë Xhevahir Bala, 27 vjeç, banues në  Klos.

Njoftimi i Policisë:

Tenton që t'i djegë shtëpinë një shtetasi me lëndë djegëse, më pas largohet nga vendi i ngjarjes.

Falë reagimit të shpejtë dhe veprimeve hetimore të kryera nga ana e policisë u arrit të identifikohet dhe arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies.

U arrestua në flagrancë shtetasi:

Xhevahir Bala, 27 vjeç, banues në  Klos.

Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas gjatë orëve të natës të datës 24.09.2018, ka shkuar tek banesa e  shtetasit F.S., 30 vjeç,  banues në Klos, dhe me benzinë, ka spërkatur dhe i ka vënë zjarrin derës hyrëse të banesës së tij.

Nga veprimet e kryera ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti mes dy personave për motive të dobëta.

Nga rënia e zjarrit nuk ka patur dëme  as në njerëz dhe as në sende materiale.

Materialet proceduariale do të referohen në Prokurorinë e rrethit Gjyqësor Mat, për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr” parashikuar nga Neni 151/3 e 22 i Kodit Penal.

 

Të fundit