Flash News

KRYESORE

I vë flakën derës së bashkisë, arrestohet 45-vjeçari nga Librazhdi

I vë flakën derës së bashkisë, arrestohet

Digjet pjesërisht dera e bashkisë së Librazhdit. Një person i ka vënë flakën në shenjë proteste, ndërsa është dashur ndërhyrja e forcave të zjarrfikësve që të shuajnë flakët dhe mos lejimin e tyre që të përhapen, duke rrezikuar të gjithë godinën.

Menjëherë pas ngjarjes, policia ka vënë në pranga Artan Ballën 45 vjeç, si autorin e dyshuar të zjarrvënies.

Nuk dihet shkaku i saktë që detyroi 45-vjeçarin t’i vejë flakën derës së këtij institucioni.

Të fundit