Flash News

KRYESORE

I veshur sportiv, Sandër Lleshaj inspektim me shkop në dorë mbi lumin Erzen

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka kryer një inspektim pranë lumit Erzen, i kthyer tashmë në një vend depozitimi mbetjesh.

I veshur sportiv dhe i shoqëruar me përfaqësues të Policisë, autoritetetve vendore, Lleshaj ka parë nga afër situatën e krijuar lart në mal duke përshkuar përgjatë rrjedhës së tij drejt grykëderdhjes.

“Për ta kuptuar mrekullinë e lumenjve që na ka dhuruar Zoti, duhet të shkojmë në burim të tyre.

Ne shkuam lart në mal, në burimin e Erzenit, për të nisur prej aty, përgjatë rrjedhës së tij, një udhëtim drejt grykëderdhjes.

Objektivi është të ndërpresim të gjitha llojet e derdhjeve barbare në lumë, me qëllim që atyre që banojnë në brigjet e tyre t’u rikthejmë lumin dhe të tjerëve t’u japim një model sesi duhet të trajtohet lumi, si thesar dhe jo si kanal ujrash të zeza.

Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit, Inspektorati Kombëtar i Mjedisit dhe Territorit, autoritete vendore, shoqëria civile, partnerët ndërkombëtarë e të tjerë do të bashkohen në këtë përpjekje.

Të mbrosh Shqipërinë sot nuk kërkohet të derdhësh gjak për të, por thjesht të mos derdhësh mbetje mbi të”, shkruan Lleshaj në rrjetet sociale, ndërsa poston disa foto nga ky inspektim.

Të fundit