Flash News

KRYESORE

I vuri eksploziv shtyllës elektrike në Kukës, arrestohet 20-vjeçari

I vuri eksploziv shtyllës elektrike në Kukës, arrestohet

Policia e Kukësit arrestoi në kohë rekord autorin e dyshuar të vendosjes së eksplozivit në një shtyllë elektrike në Kalimash.

Policia njofton se në përfundim të veprimeve hetimore të kryera, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Feim Lugja, 20 vjeç, banues në fshatin Kalimash.

Arrestimi i tij u bë pasi në datë 23.09.2018, në fshatin Kalimash, ka vendosur një sasi lënde plasëse në një shtyllë tensioni që furnizonte me energji elektrike ish-fabrikën e Kromit, ku për pasojë është dëmtuar shtylla.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në banesën e tij u gjet 32 m fitil zjarr-përcjellës, si dhe një sasi e vogël lëndë narkotike, e dyshuar Cannabis Sattiva. Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës.

Të fundit