Flash News

KRYESORE

I vuri flakën ullishtes, i jep fund jetës 55-vjeçarja në Lushnje

I vuri flakën ullishtes, i jep fund jetës 55-vjeçarja në

Një 55-vjeçare i ka dhënë fund jetës në Lushnje. Grupi hetimor dyshon se ajo ka konsumuar fotoksinë, pasi i frikësohej një arrestimi të mundshëm për zjarrëvënie.

Dallandyshe Blliku, e cila jetonte në periferi të Lushnjes, të enjten po digjte plehrat në oborrin e shtëpisë së saj. Kjo vatër zjarri, e ndihmuar nga era, bëri që flakët të përhapeshin nëpër ullishte. Për gati 24 orë flakët vijuan të ishin aktive duke djegur më shumë se 20 hektarë.

55-vjeçarja Blliku i dha fund jetës për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike në të cilën ndodhej.

Të fundit