Flash News
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier, shoqërohet shoferi 20-vjeçar
Miratohet raporti, Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshillin e Evropës
I zhdukur në Britani, policia kërkon ndihmë për gjetjen e 16-vjeçarit shqiptar
Policia britanike ka kërkuar ndihmë për gjetjen e 16 vjeçarit shqiptar Erlind Gjana, i cili është zhdukur prej disa muajsh.
Erlind Gjana është parë për herë të fundit në zonën ku ai banonte në Bournemouth më 10 Korrik të këtij viti.
Autoritetet të cilët janë vënë në kërkim prej kohësh për të gjetur të rinun shqiptar, kanë mësuar se adoleshenti ka udhëtuar në kryeqytetin britanik dhe në Kent.
“Nuk kemi informacione që sugjerojnë se Erlindi mund të jetë lënduar, por ai është zhdukur prej një kohe të gjatë dhe tani jemi të interesuar të dimë nëse është i sigurtë dhe mirë. Kemi bërë hetime për të lokalizuar vendndodhjen e Erlindit dhe kemi zbuluar që ka udhëtuar në Londër dhe Kent”, shprehet detektivja Sara Ëatts.
I riu shqiptari është 1 metër e 60 centimetra i gjatë, ka trup të hollë dhe flokë të errëta. Autoritetet u bëjnë thirrje njerëzve që të japin informacione nëse dinë ndonjë gjë në lidhje me Gjanën.
“U bëj thirrje çdokujt që ka informacione mbi vendndodhjen e tij, apo nëse shohin një person të ngjashëm me përshkrimin të kontaktojnë policinë. Dua gjithashtu t’i them Erlindit që të na kontaktojë direkt ne sepse jemi të interesuar të dimë nëse është mirë”, thotë detektivja Watts për mediat britanike.