Flash News

KRYESORE

I zhdukur prej 10 ditësh, gjenden pjesë nga aeroplani i Emiliano Sala

10 ditë pas zhdukjes së futbollistit Emiliano Sala, janë gjetur pjesë të aeroplanit të tij. Polumbarët kanë gjetur në ujërat e Kanalit Anglez, pranë gadishullit Cotenti,  dy jastekët e sediljes së një aeroplani, që besohet se i përket atij ku ndodhej Sala.

Hetuesit nga Dega e Hetimeve të Aksidenteve Ajrore (AAIB) u shprehën: "Nga një ekzaminim paraprak kemi konstatuar se ka të ngjarë që jastekët të jenë nga avioni i humbur", raporton BBC.

Kujtojmë që ish-sulmuesi i Nantes, i cili u ble nga Cardiff City për 15 milionë euro, teksa fluturonte drejt Britanisë së Madhe, aeroplani ku ndodhej futbollisti humbet kontaktet me radarët, duke u zhdukur pa lënë gjurmë. Ndërsa prej ditësh po punohet për gjetjen e tij dhe të pilotit.

https://politiko.al/zhdukja-e-sulmuesit-sala-reagon-ish-e-dashura-nuk-ishte-aksident-hetoni-mbi-mafien-e-futbollit/

Të fundit