Flash News

KRYESORE

“I zhgënjyer nga Macron”, Ministri i Mjedisit jep dorëheqjen ‘live’

“I zhgënjyer nga Macron”, Ministri i Mjedisit jep

Jep dorëheqjen ministri i Mjedisit në Francë, Nikolas Hulot.

Ai e ka bërë të ditur vendimin në një komunikim radiofonik ‘live’, pasi ka shprehur pakënaqësitë e shumta në mungesën e progresit për klimën dhe çështje të tjera mjedisore.

Hulot tha se vendimi i tij erdhi si rezultat i një "grumbulli zhgënjimesh" mbi pamjaftueshmërinë e hapave për të trajtuar ndryshimet klimatike, për të mbrojtur biodiversitetin dhe për të adresuar kërcënimet e tjera mjedisore.

Hulot tha për “France Inter radio” se nuk e kishte vënë në dijeni ende Presidentin Emmanuel Macron për vendimin e tij për të dhënë dorëheqjen.

“Ishte ndoshta vendimi më i vështirë i jetës sime, por nuk kam asnjë dëshirë të gënjej veten. Nuk dua të qëndroj me iluzionin dhe prania ime në këtë qeveri dëshmon se jemi në lartësinë e sfidës, ndaj dhe arrita në përfundimin që është më mirë ta lë këtë kabinet”, u shpreh ai në radio.

Huloti është cilësuar si një prej figurave të politikës me popullaritetin më të lartë dhe largimi i tij do të ishte një goditje ndaj Macron, shkruan ‘France 24’.

Të fundit