I zuri rrugën eskortës së Ramës, kreu i PD-së në Librazhd akuza policisë

Pas procedimit penal nga Policia e Librazhdit se tentoi t’i bllokojë eskortën kryeministrit Edi Rama, ka reaguar kreu i degës së Partisë Demokratike, Bujar Vreto. Sipas tij, policia po kërcënon qytetarët e pafajshëm, duke i thirrur në komisariat.

“Demokrate dhe qytetare te lire te gjithe para policise se po kercenohen duke u therritur ne polici njerzit e pafajshem! Drogmeni ka urdheruar policine dhe po kerkohen demokratet dhe qytetaret e lire te paraqiten ne komisariatin e Librazhdit. Nuk na tremb o i mbaruar…”, shkruan ai në një status në Facebook.

Ngjarja ndodhi mesditën e sotme në Librazhd dhe Prrenjas, ku kryeministri zhvilloi një takim me qytetarët.