Flash News

KRYESORE

I zuri vendin e parkimit, vlonjati plagos me thikë 30-vjeçarin

I zuri vendin e parkimit, vlonjati plagos me thikë 30-vjeçarin

Një sherr me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë. Policia njofton se shtetasi Perlat.S. 59 vjeç, pas një konflikti të çastit ka plagosur me thikë, shtetasin E.B. 30 vjeç. Ngjarja është regjistuar në lagjen “Pavarsia 2”, në zonën e  ‘Ujit të Ftohtë’ përgjatë  Lungomares.

Policia ka arrestuar dhe ka shoqëruar për në ambjentet e komisariatit  autorin e plagosjes Perlat.S. 59 vjeç. ndërkohë që i plagusuri është dërguar në spitalin e Vlorës. Bëhet e ditur se konflikti ka ndodhur mes dy komshinjve për vendet e parkimit në ambjentet poshtë pallatit.

Shtetasi i dëmtuar ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë duke marrë mjekimin e nevojshëm.Ndërsa si rezultat i reagimit në kohë të Policisë u bë e mundur kapja në flagrancë e shtetasit Perlat.S.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës, thika, që përdori autori teksa grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme hetimore.

Të fundit