Flash News

KRYESORE

“Ia hedh” Gruevski, Gjykata e Budapestit nuk e ekstradon në Maqedoninë e Veriut

“Ia hedh” Gruevski, Gjykata e Budapestit nuk e ekstradon në

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski nuk do të ekstradohet në Maqedoninë e Veriut, pas kërkesës së Gjykatës së Shkupit.

Sot, Gruevski u paraqit i maskuar me kapele dhe syze dielli, si dhe i prangosur në gjykatën e Budapestit, e cila vendosi që të mos e ekstradojë nga Hungaria.

Disa muaj më parë, Gruevski u arratis nga Maqedonia e Veriut dhe kërkoi azil në Hungari.

Pas largimit, Maqedonia e Veriut kërkoi ekstradim për vuajtje të dënimit me burg prej dy vitesh lidhur me akuzat për blerjen e Mercedesit luksoz lidhur me për rastin “Tanku”, si dhe për ngjarjet që ndodhën në Kuvend më 27 prill 2017, ku ai dyshohet se ka qenë një prej organizatorëve.

Të fundit