Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
A do ia kthejë dekriminalizimi 'partinë e humbur' Shpëtim Idrizit?
Alfred Lela
Ka dy ironi, jo fort të holla, në pasojat që solli një lëvizje e papritur e Prokuorisë, e cila çoi në heqjen e mandateve të dy deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. E para është se, burra 'të fortë', që lëvizin me makina luksoze dhe mbështillen nga perceptimi i statusit të biznesmenëve të paprekshëm, janë të detyruar të lënë një prej zyrave më të larta të shtetit për 'çikërrima'. Në këtë rast, ngritja politike ishte një akt force, ndërsa rënia thuajse banale.
Dekriminalizimi po funksionon, mund të thotë dikush. Edhe pse përjashtimi i deputetëve për 'dënime 10 ditëshe' në Itali, na bën të dukemi një vend puritan si Danimarka, gjë që nuk është e vërtetë.
Ironia e dytë është se dekriminalizimi po shpëton edhe 'shpëtimët' e vet, ata që i përdorën instrumentet shoqërorë, që është një parti politike, apo dhe instrumentet 'e shenjta', siç është çështja kombëtare, për të futur në listat e kandidatëve për deputetë biznesmenë lokalë me të shkuar të dyshimtë.
Shpëtim Idrizi është shembulli pasqyrues i kësaj ironie.
Gjatë pranverës ai voziste në ngazëllim dhe bubullonte me deklarata të fryra, që kishin në pëqi interesin e demokracisë së cënuar prej të tjerëve, por që do e mbronte ai me PDIU. Gjithë ai trafik i rënduar prej ëndrrës se nga përplasja e më të mëdhenjve do të pikonte ar edhe për të tretët a të katërtit e interesuar, u shua papritur pas zgjedhjeve, kur Idrizi e pa veten jashtë Kuvendit fillimisht dhe më pas, thuajse, edhe jashtë partisë.
Ata që kryetari i PDIU kish futur nga dera, e nxorën nga dritarja. Në një deklaratë emblematike të deputetit të qarkut të Elbasanit në listën e PDIU, Aqif Rakipi, u shfaq krisja, pse jo edhe bezdia, që Idrizi i shkaktonte. Deputeti i sapozgjedhur e quante përtac kryetarin e siglës nën të cilën garoi në Elbasan, dhe madje shtonte se nuk ia dedikonte kësaj të fundit fitoren. Në një intervistë për të përditshmen 'Panorama' z.Rakipi fliste me autoritetin e dikujt që është pesha më e rëndë në parti. Në këtë e ndihmonte ndoshta edhe fakti se Shpëtim Idrizi kishte mbetur jashtë parlamentit, duke mos mundur të siguronte një mandat për veten në garën e Tiranës.
Pas kësaj shenje të drejtpërdrejtë, të tjera erdhën edhe nga deputetja e re, Reme Lala, e cila i ofroi 'besnikëri' kryeministrit Rama në emër të grupit parlamentar të PDIU. Këtë dorë znj. Lala e shtrinte edhe në emër të Bujar Muçës, deputetit tjetër të PDIU, edhe ai nga qarku i Elbasanit, i cili u tërhoq vullnetarisht para një muaji.
Një element tjetër që e ngroh pokerin e kësaj loje politike është edhe zhdukja nga radarët e Shpëtim Idrizit, i cili me mungesën e tij u kthye praktikisht në ish-kryetar të PDIU. Një politikan që e kërkonte protagonizmin me qiri, Idrizi ka marrë mungesa në gjithë ato orë të nxehta skandalesh e debatesh që kanë bërë palët të ndeshin brirët në muajt e një vjeshte luftarake, e cila duket se ka mbjellë farën e një dimri të acartë politik.
Për Shpëtim Idrizin, këto kohë, mund të thuhet se ka qenë një kryetar në hije, ose një kryetar pa parti. Ndoshta, dekriminalizimi ia kthen atë që humbi në zjarrin dantesk të lakmisë për më shumë, për më fort, për më lart dhe për më larg.
Nëse jo, karma is a bitch!
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38