Flash News

KRYESORE

IBM & Visa: me pajisjet smart blen gjithçka...përveç dashurisë

IBM & Visa: me pajisjet smart blen gjithçka...përveç

-Pse kjo ka rëndësi për ju

Aktualisht miliona njerëz janë në gjëndje të blejnë duke përdorur sistemet PayPal, Apple Pay, por IBM dhe Visa duan që ta zgjerojnë këtë edhe më. Së bashku ata duan që të gjitha pajisjet e lidhura të sillen si një sistem pagese mobile. Duke bashkëpunuar me Visa, IBM do të përdorë platformën e saj IoT (Watson Internet of Things) që lejon bizneset të vendosin opsione sigurie pagese tek çdo pajisje e lidhur me internetin.

Me platformën IBM çdo gjë në jetë mund të jetë disi më e përshtatshme. Konsideroni makinat moderne. Me shumë makina të lidhura me internetin, nje shofer mund të paralajmërohet në momentin që siguracioni i makinës apo regjistrimi i saj janë duke mbaruar. Gjithashtu nëse ndonjë pjesë specifike duhet ndërruar, shoferi mund të njoftohet dhe mund të lihet një takim tek servisi. Eventualisht makina mund të lidhet direkt tek një pompë furnizuese dhe të paguajë për sasinë e naftës që do të marrë.

Gjithashtu një vrapues mund të marrë një njoftim nga këpuca e tij se kur ajo ka nevojë të ndërrohet. Ky alarm gjithashtu mund të përfshijë rekomandime për këpucet më të mira dhe për çmimet më të mira nga shitësit më të mirë.

Në të ardhmen të gjithë klientët e IoT do të kenë akses në shërbimin e pagesave visa nga IBM cloud. Në këtë mënyrë klientët do të ndërtojnë eksperienca me blerje të personalizuara. Konsumatorët lehtësisht mund të dinë nëse informacioni i llogarisë së tyre është i sigurt. Shërbimi Visa zëvëndëson informacionin sensitiv me një identifikues dixhital unik, i cili do të përdoret për të procesuar pagesën. Deri në 2020 IBM shpreson të suportojë pagesat komerciale në afërsisht 20 miliard pajisje të lidhura me njëra tjetrën.

Të fundit