Flash News

KRYESORE

"Ibra e vetmja shpresë", - Cassano i jep këshillë ekipit të Serie A

"Ibra e vetmja shpresë", - Cassano i jep këshillë

Ish-sulmuesi i Milanit, Antonio Cassano, mendon se e vetmja shpresë për "Djallin" është Zlatan Ibrahimovic. Ai tregon se suedezi mund të përmirësojë ambientin dhe mentalitetin e skuadrës.

"Ibrahimovic është e vetmja shpresë e tyre, për të drejtuar varkën! Përmirëson ata që luajnë përkrah tij. Suedezi do të sillte entuziazëm te një klub që e ka humbur. A do të donte të shkonte? Bëji kontratë për 1 vit e gjysmë dhe e ke gati", - tha Cassano për "Tiki-Taka".

Suedezi ka konfirmuar se do të rikthehet në Europë dhe Milani është një dashuri e vjetër. Shtatlarti nuk ndalet dhe kërkon që të rikthehet në Europë, pavarësisht se është 38 vjeç.

Të fundit