Flash News

KRYESORE

Ibra i zuri vendin te Milani, Piatek prezantohet në Bundesligë

Ibra i zuri vendin te Milani, Piatek prezantohet në Bundesligë

Askush nuk e priste, por ja që ndodhi. Sulmuesi Kryzstof Piatek sot është larguar përfundimisht nga Milani për t'u transferuar te Hertha Berlin.

Aventura kuqezi e sulmuesit polak zgjati rreth një vit dhe mungesa e golave e penalizuan, duke bërë që të vinte dita e lamtumirës. Ai do e vijojë karrierën në Bundesligë.

24-vjeçari i ka kushtuar 27 milionë euro klubit gjerman, aty ku aktualisht po investohet shumë, aq sa kanë marrë legjendën Jurgen Klinsmann për trajner.

Piatek tashmë ka kontratë deri në vitin 2025 me Herthën. Zlatan Ibrahimovic i mbylli çdo hapësirë në Milano, por në kryeqytetin gjerman do të ketë shansin të tregojë veten.

Të fundit