Flash News

KRYESORE

Ibra larg Milanit, një ekip inferior në garë për suedezin!

Ibra larg Milanit, një ekip inferior në garë për suedezin!

Zlatan Ibrahimovici mund ta mbyllë aventurën me Milanin në fund të këtij sezoni. Suedezi nuk është më i lumtur në "San Siro", pasi Boban u largua dhe Maldini është drejt asaj rruge.

Ideja e çmendur vjen nga Monza ku mendohet se presidenti Berlusconi mund të marrë në skuadër Ibrën. Trajneri Christian Brocchi është shprehur në lidhje me këtë ide.

Nuk kam dëgjuar gjë. Po flitën shumë gjëra në lidhje me këtë çështje. E kam thënë edhe në lidhje me situatat e tjera. Ky klub nuk ka limite dhe nuk vendos limite. Do të ketë kohë për t’i bërë të gjitha këto gjëra, por për momentin jemi vite dritë larg kësaj situate. Të fitojmë një herë betejën me virusin, pastaj të mendojmë dhe reflektojmë për ëndrrat e Monzës”, - shprehet Brocchi.

Të fundit