Flash News

KRYESORE

Ibra rikthehet te Milani, komenti më i bukur vjen nga Capello

Ibra rikthehet te Milani, komenti më i bukur vjen nga Capello

Milan i mahniti të gjithë dje me lajmin e rikthimit të suedezit Zlatan Ibrahimovic. Kishte disa javë që spekulohej për transferimin e sulmuesit veteran në Serie A, por nuk ishte krejt e sigurt, ngaqë për të kishin disa klube.

Elozhet për Milanin janë legjitime. Nuk ka ngurruar të komentojë pozitivisht edhe ish-trajneri i Italisë, Fabio Capello. "Mendoj se transferimi i Ibrës është një blerje e mirë për Milanin. Ai është një lojtar plot karakter dhe ka mentalitet fitues. Kjo do t'i japë një dozë të madhe motivimi skuadrës në përgjithësi", është shprehur Capello.

“Nuk është problem që ai nuk ka luajtur për disa muaj. Do e gjejë formën shpejt. Ibra ka më shumë cilësi se çdo lojtar tjetër i Milanit. Ai gjithashtu i rrit lojtarët që ka pranë. Do të jetë një ndihmë e madhe për Milanin, nëse do kualifikimin në Champions".

Të fundit