All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Ibra te Napoli? Sqarimin e fundit e jep vetë presidenti

Ibra te Napoli? Sqarimin e fundit e jep vetë presidenti
All - Paragraf - 1

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ka theksuar se me sulmuesin Zlatan Ibrahimovic ka miqësi dhe se kalimi i suedezit në Serie A te skuadra napolitane varet vetëm prej tij.

All - Paragraf - 3

Kontrata e 38-vjeçarit me Los Angelos Galaxy përfundon me 31 dhjetor dhe pritet që në janar ai të rikthehet në kampionatin Italian. Spekulohet se Ibra ka biseduar me trajnerin Ancelotti, por sqarimet konkrete i ka dhënë vetë presidenti.

“Zlatanin e kam mik të familjes. Jemi njohur në një restorant në Los Angelos. Ishim në të njëjtin hotel dhe hëngrëm darkë me familjen. Ardhja e tij te Napoli është më shumë një dëshirë. E gjitha varet prej tij”, ka deklaruar De Laurentiis.

Të fundit