Flash News

KRYESORE

Ibra zbulon të ardhmen, tifozët ëndërrojnë

Ibra zbulon të ardhmen, tifozët ëndërrojnë

Sulmuesi Zlatan Ibrahimovic duket se e ka ndarë mendjen dhe destinacioni i tij i ri është Italia. Suedezi pritet të vazhdojë karrierën në Itali në një rikthim te Milani. Ai ka folur për "GQ Italia" dhe ka rrëfyer dëshirën e tij për klubin e ri.

“Jam i lumtur që përjetova këtë eksperiencë te Los Angeles Galaxy, edhe sepse pas dëmtimit shumë njerëz thanë se nuk mund të luaja më. Përkundrazi tregova se mund të bëj akoma diferencën. Gjithsesi pas dy vitesh thashë mjaft.

“E ardhmja? Unë do të shkoj në një ekip që duhet të fitojë përsëri, që duhet të rinovojë historinë e tij, që është në kërkim të një sfidë kundër të gjithëve. Vetëm kështu do të jem në gjendje të gjej stimujt e nevojshëm për t’ju befasuar sërish.

"Si futbollist nuk është vetëm çështje zgjedhje e një skuadre. Ka edhe shumë faktorë të tjerë që duhet të përfshihen. Edhe në interes të familjes time. Shihemi së shpejti në Itali”, ka deklaruar mes të tjerash Ibra për revistën e njohur.

Të fundit