Flash News

KRYESORE

Ibrahimovic del blof: Doja të festoja si Zot para milanistëve

Ibrahimovic del blof: Doja të festoja si Zot para milanistëve

Rikthimi i sulmuesit Zlatan Ibrahimovic te Milani nuk nisi me fitore. Sot "Djalli" u ndal me barazim pa gola nga Sampdoria. "Bomberi" suedez e nisi ndeshjen pas minutës së 55-të, por pa arritur të gjente golin.

"Mund ta ndjeja adrenalinën, emocionin dhe ndjenjat që kam mbajtur për 9-10 sezone me radhë", deklaroi Zlatan pas ndeshjes. "Doja të zbrisja në fushë, të shënoja dhe të festoja si Zot para tifozëve tanë", shtoi ai.

Milani e ka trumbetuar shumë transferimin e Ibrahimovic-it në merkaton e janarit. Ai konsiderohet si lojtari, i cili mund të motivojë shokët e tij të skuadrës me mentalitetin e rrallë që ka.

Të fundit