Flash News

KRYESORE

Ibrahimovic largohet me paterica nga stërvitja

Ibrahimovic largohet me paterica nga stërvitja

'Sky Sport' raporton se Zlatan Ibrahimovic është dëmtuar gjatë stërvitjes së mëngjesit të sotëm, Sulmuesit suedez i është dashur të largohet me paterica nga stërvitja dhe do t`i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore dhe ka dyshime se mund të ketë dëmtime serioze.

Gjithçka ka ndodhur në ndeshjen stërvitore në fund të seancës: Ibrahimovic ka bërë një shkëputje për të arritur një top të gjatë dhe ka ndjerë një dhimbje në pulpë.

Ekziston mundësia që të ketë bërë tërheqje. Milani i druhet faktit se mund të ketë një përfshirë edhe të tendinës së Akilit, teksa sulmuesi ka braktisur Milanelon me paterica dhe i zymtë në fytyrë.

 

Të fundit