Flash News

KRYESORE

Ibrahimoviç "trondit" Milanin, suedezi rezulton pozitiv me COVID-19

Ibrahimoviç "trondit" Milanin, suedezi rezulton pozitiv me

Zllatan Inrahimoviç ka rezultuar pozitiv me COVID-19 pak orë para ndeshjes kundër Bodø / Glimt, e vlefshme për eliminatoret e Ligës së Evropës. Lajmin e ka konfirmuar dhe klubi i Milanit përmes një komunikate zyrtare.

"Zlatan Ibrahimović ka dalë pozitiv për Covid-19 pas një raundi të dytë të testeve të COVID-19 përpara ndeshjes së mbrëmjes së sotme kundër Bodø / Glimt. Klubi ka informuar autoritetet përkatëse dhe lojtari është vendosur menjëherë në karantinë në shtëpi. Të gjithë anëtarët dhe stafi tjetër i ekipit kanë rezultuar negativë." thuhet në komunikatën e klubit kuqezi.

Një ditë më parë ishte mbrojtësi Leo Duarte që rezultoi pozitiv me Covid-19 dhe klubi iu nënshtrua i gjithi testit të COVID-19 duke dalë të gjithë negativë, por shtatlarti suedez ka rezultuar pozitiv në testet e dyta.

Kjo do të jetë një humbje e madhe për Milanin në këtë fillim sezoni në kampionat, pasi Ibrahimoviç e tregoi që në ndeshjen e parë që është shumë i vlefshëm për kuqezinjtë me dopietën e realizuar.

Të fundit