Flash News

KRYESORE

Icardi: Barcelona më formoi, krenari që po shkruaj historinë

Icardi: Barcelona më formoi, krenari që po shkruaj historinë

Mauro Icardi deri tani është përshtatur mjaft mirë te PSG-ja. Ai u huazua nga Interi me jo pak bujë në merkaton e verës dhe për momentin emri i tij lakohet mes më të preferuarve në Paris.

"Te Barcelona jam formuar teknikisht dhe taktikisht. Atje filozofia është mbi të gjitha. Kjo më ka rritur zgjuarsinë në lojë dhe kam arritur të përshtatesha me sistemin italian. Nuk e dija se kam shënuar 10 gola si parisien më shpejt nga të gjithë. Për mua është një krenari të shkruash historinë e kësaj skuadre", ka deklaruar argjentinasi në një intervistë të fundit për sajtin e klubit.

I pyetur për skuadrën dhe ecurinë e saj, Icardi ka komentuar: "Zotërimi i topit është zakonisht i yni. Unë përpiqem gjithnjë t'i jap vazhdimësi aksionit. Skuadrat na presin shumë mbyllur në mesfushë dhe kjo është arsyeja pse i ndihmoj aq sa mundem shokët e skuadrës sime për të krijuar hapësira. Po ecim mirë".

Të fundit