Flash News

KRYESORE

Icardi donte të linte futbollin, Wanda zbulon prapaskenën e tmerrshme

Icardi donte të linte futbollin, Wanda zbulon prapaskenën e

Wanda Nara ka zbuluar një moment të vështirë të të burrit të saj Mauro Icardi. Argjentinasi donte të linte futbollin, por ishte gruaja e tij që nuk e lejoi të bënte një veprim të tillë mjaft të rëndë. Wanda nxjerr kthetrat dhe reagon ndaj të gjithëve që e konsideronin atë si shkatërruese të karrierës së Mauros.

"Më vjen të çmendem kur dikush më thotë se po shkatërroj karrierën e Mauros. Gjithsesi, vendimet e mija edhe pse janë kundërshtuar nga të tjerët, po tregojnë se kanë qenë të drejta. Të gjithë besojnë se ne po shohim paratë, po unë kam qenë e famshme dhe e pasur kur jam njohur me të. Unë po luftoj që të bëhet dikush.

"Mauro ka pasur një menaxher të cilit i ka besuar shumë por në fund u zhgënjye shumë. Ai ishte si një babai dytë për të. Ai i kishte ofruar një kontratë në anglisht për ta firmosur dhe në këtë mënyrë kishte dhënë të drejtën e imazhit te ai. Bashkëshorti im ishte në krizë dhe nuk besonte më askënd. Ai donte të linte dhe futbollin”, u shpreh Uanda Nara.

Të fundit