Flash News

KRYESORE

Icardi drejt kalimit tek PSG-ja, Inter vendos shifrën për sulmuesin

Icardi drejt kalimit tek PSG-ja, Inter vendos shifrën për sulmuesin

Emri që po lakohet më shumë momentalisht nga mediat italiane është aji i Mauro Icardi-t, futbollistit të Interit i cili mund të transferohet tek ekipi francez i PSG-së.

Pak ditë më parë, agjentja Wanda Nara deklaroi se Icardi do të qëndrojë tek Interi, por sipas asaj që shkruhet në “Gazzeta dello Sport”, ekipi parizien e kanë vënë emrin e sulmuesit argjentinas në krye të listës për merkaton e verës.

Referuar burimeve të tyre, tratativat do të nisin shumë shpejt dhe transferimi në “Ligue 1” mund të jetë një zgjidhje e mirë për të dyja palët. Kjo pasi Icardi-t i’u hoq shiriti i kapitenit tek Interi dhe nga ana tjetër, PSG e konsideron atë si zëvendësuesin e Edison Cavani, icili pritet të largohet në fund të sezonit.

Për realizimin e këtij operacioni Interi kërkon 70 milion euro, shifër që nuk është një pengesë për kampionët francezë të cilët gjithmonë kanë shpenzuar shifra marramendëse në transferime.

Përveç PSG-së, për shërbimet e sulmuesit është interesuar edhe Atletico Madrid, skuadër e cila gjithashtu mund të merret në konsideratë nga argjentinasi.

Të fundit