Flash News

KRYESORE

Icardi nuk e do më Parisin, e kërkon një klub big në Angli

Icardi nuk e do më Parisin, e kërkon një klub big në Angli

Mauro Icardi ndihet i lënë në hije te PSG dhe po mendon të provojë veten diku tjetër në sezonin e ri. Kartonin e tij e zotëron Interi, por për të ka interes Chelsea.

Sipas The Sun, trajneri Frank Lampard kërkon një lojtar që të konkurrojë Tammy Abraham-in në rolin e sulmuesit pykë dhe argjentinasi duket opsioni ideal. Në Londër askush nuk e ka vendin të garantuar, por nuk pritet që Icardi të ketë probleme.

Kontrata e sulmuesit me Interin zgjat deri në vitin 2022. Deri tani 27-vjeçari ka shënuar 11 gola me parisienët. Ai kushton mbi 70 mln euro.

Të fundit