Flash News

KRYESORE

Icardi rikthehet në Itali, nuk e ndal as Koronavirusi!

Icardi rikthehet në Itali, nuk e ndal as Koronavirusi!

Milano-Paris-Torino. Një destinacion i tillë është i pamundur sot të bëhet në rrugë ajrore ose tokësore (prej Koronavirusit) dhe ndoshta do të jetë kështu për muaj me radhë, por Mauro Icardi beson se do ta ketë një shans për një rrugëtim të tillë.

PSG-ja nuk po i jep shanset që do sulmuesit argjentinas, i cili po mendon seriozisht të rikthehet në Serie A. Nuk bëhet fjalë për Interin, sepse aty është e pamundur, por te Juventusi. "Zonja e Vjetër" ka shfaqur seriozisht interes për ish-lojtarin e Sampdorias dhe duket se po vjen dita e realizimit të një ëndrre.

Bardhezinjtë po shfrytëzojnë këto ditë të vështira që Icardi po kalon në Paris dhe pritet që në merkaton e verës të bëjë një ofertë të majme. Fillimisht duhet që PSG-ja ta blejnë sulmuesin dhe më pas ta shesë, sepse Interi kurrsesi nuk do ia "falte" rivalit direkt.

Të fundit