Flash News

KRYESORE

Icardi rrëfen ferrin turk, golin dhe yjet e PSG-së

Icardi rrëfen ferrin turk, golin dhe yjet e PSG-së

Sulmuesi Mauro Icardi gjeti golin e parë me PSG-në në një ndeshje të rëndësishme kundër Galatasarayt në Turqi. Argjentinasi i dha ekipit të tij 3 pikë, pasi fitoi me rezultatin 0-1 dhe komentoi pas sfidës.

" Jam shumë i lumtur sidomos për fitoren e ekipit. Goli më gëzon dhe rëndësi ka që na dhuroi tre pikët. Po rikuperohem fizikisht dhe po e marr veten. Nuk jam akoma në 100% të formës, por goli t’i shëron dhimbjet.

Përshtatja te PSG po shkon shumë mirë. Fakti që ka shumë lojtarë në ekip që flasin spanjisht mi ka lehtësuar gjërat. Në ekip kemi lojtarë me shumë kualitet. Di Maria dhe Sarabia janë të shpejtë dhe teknikë me topin. Shohin gjithçka një sekondë përpara të tjerëve dhe ndihmojnë sulmuesit për të shënuar”, përfundoi Mauro Icardi.

Të fundit