Flash News

KRYESORE

“Icardi tek PSG”, Wanda Nara: Familja jonë është interiste

“Icardi tek PSG”, Wanda Nara: Familja jonë është

Mediat italiane ka disa ditë që flasin për ofertat nga klube të mëdha europiane që janë të interesuara për shërbimet e sulmuesit të Interit, Mauro Icardi.

“La Gazzetta dello Sport”, shkruan se PSG e ka vënë emrin e 26-vjeçarit të parin në listën e merkatos dhe është gati të paguajë klauzolën për të.

Sulmuesi i Inter pritet të marrë vendin e Edison Cavanit i cili në fund të sezonit mund të largohet nga Parisi.

Por nga ana tjetër, agjentja dhe njëkohësisht bashkëshortja e tij, Wanda Nara, është shprehur së fundmi se Icardi do të qendrojë te Interi dhe se është 100% e sigurt për këtë gjë.

“Familja jonë është interiste. Jemi në Milano dhe do të qëndrojmë këtu. Jam e sigurt 100%. Kemi paguar dhe shkollën e fëmijëve. A do ti rikthehet Icardit shiriti i kapitenit? Të shohim, nuk do të ishte një problem”, u shpreh Wanda për emisionin “Strisca la Notizia”.

Të fundit