Flash News

E-TJERA

Icardi zhbllokon shifrat, sistemi VAR anulon golin

Icardi zhbllokon shifrat, sistemi VAR anulon golin

Derbi Milan-Inter tashmë ka startuar dhe rezultati i ndeshjes përcakton se kush do ta marrë biletën për në Champions League vitin e ardhshëm.

Ndërkohë, Mauro Icardi ka shënuar për Inter, por goli u anulua nga VAR për pozicion jashtë loje.

 

38' Zhbllokohen shifrat. Mauro Icardi shënon për Inter, por goli anullohet nga VAR për pozicion jashtë loje.

 

28' Kundërsulm i Inter, Perisic merr krahun dhe tenton me një diagonale. Pret Donarumma

 

27’Kombinime të bukura nga skuadra e Milanit. Cutrone del i vetëm përballë Handonovic, godet keq.

 

20' Krosim i Calhanoglu nga e majta. Shpërdoron Bonucci.

 

2'Aksion i shpejtë nga Perisiç, Montolivo largon në rivënie anësore.

 

1' Nis takimi në "San Siro"

Të fundit