Flash News

KRYESORE

Ideja e Artan Shkrelit: Të sharrohen banesat në Unazë të Re

Ideja e Artan Shkrelit: Të sharrohen banesat në Unazë të Re

Zëvendësministri i Transporteve, Artan Shkreli, ndryshe nga qeveria, thotë se ka një ide të re për të ulur numrin e banesave që janë parashikuar të shemben si pasojë e projektit të Unazës së Re.

I ftuar në studion e ‘Abc News’, Shkreli tha se një mundësi për të evituar shembjen e shumë banesave do të ishte sharrimi i tyre duke i hequr vetëm pjesën që preket nga projekti rrugës.

“Po shikohet edhe një alternativë që nuk ka qenë deri dje. Pavarësisht që ligji parashikon që edhe sikur 10% e shtëpisë të preket, shembet i tërë objekti dhe shpronësohet i tërë trualli, të shikohet mundësia që objekte të caktuara nëse shikohet ana konstruktive, të sharrohet vetëm pjesa që pret aksi i rrugës. E gjithë pjesa tjetër e biznesit dhe e shtëpisë të qëndrojë, si dhe toka të qëndrojë. Po shikohet edhe kjo si mundësi, e cila shpresojmë që ta uli drastikisht edhe numrin e shembjeve”, u shpreh Shkreli.

Por ky propozim i zëvendësministrit, me gjithë dëshirën e mirë që mund të ketë pasur, duket se po e kthen në qesharak gjithë debatin që po zhvillohet. Ideja e Shkrelit të sjell në vëmendje fotot që vazhdimisht qarkullojnë në rrjetet sociale, ku shfaqen shtëpi pa shkallë, pa dhoma gjumi e kuzhinë.

Nuk dihet sa seriozisht ishte dhe duhet marrë ky propozim i zëvendësministrit, por duket se vështirësia në të cilën ndodhet qeveria për rastin në fjalë, ku rezistenca e banorëve nga njëra anë dhe denoncimet e opozitës dhe medias nga ana tjetër për projektin, po i shtynë të bëjnë propozime të tilla.

Të fundit