Flash News

KRYESORE

Ideja e legjendës Van Persie: Duhet të bashkojmë ligat!

Ideja e legjendës Van Persie: Duhet të bashkojmë ligat!

Robin van Persie ka një ide. Ish-sulmuesi i skuadrave big si Arsenal dhe Manchester United, aktualisht trajner i dytë te Feyenoord, mendon se ligat e Belgjikës dhe Holandës duhet të bashkohen në një.

"Të gjithë duan të luajnë sa më shumë ndeshje të jetë e mundur në nivele të larta. Kjo është ajo që e bën një skuadër me të vërtet të fortë. Skuadrat e mëdha të Holandës përballen shpesh me rivalë të dobët. Pse të mos zëvendësohen këto skuadra me klubet kryesore, si Anderlecht, Gent ose Genk?", është shprehur Van Persie.

"Do të ishte bukur për të dyja ligat. Dy vendet janë afër dhe skuadrat nuk do të bënin udhëtime të gjata”, ka shtuar ai.

Të fundit