Flash News

KRYESORE

Ideja e Ramës për krizën: zgjidhet duke e thelluar

Ideja e Ramës për krizën: zgjidhet duke e thelluar

Politiko.al

Kryeministri Edi Rama, në një konferencë të gjatë shtypi me gazetarët, sot paradite në Kryeministri, ka patur qëllimin e qartë të projeksionit të vetes si qendër e madhe e pushtetit dhe komoditetit politik. Këtë provoi ta bënte me anë dy teknikash.

Së pari, shpërfaqjes së prapaskenave të negociatave dhe rolit të tij si protagonist, i cili i 'pret shkurt' ose 'gjatë' lëshimet dhe, e dyta, sondazheve të veta, të cilat (si ka mundësi?) nxjerrin fitues atë dhe humbëse opozitën.

Nga këto pozita Kryeministri lëshonte mbi botën një shikim prej triumfatori. Pjesë e kësaj ishte edhe përgjigjia e pyetjes 'çfarë do të ndodhte nëse opozita nuk hynte në zgjedhje?'. Do të ketë luhatje që do zgjasin tre muaj dhe më pas çdo gjë do të kthehet në normalitet, u përgjigj Rama. Ai shfaqi gatishmërinë  e një basti me gazetarët duke caktuar tetorin si muaj kur profecia e tij do të përmbushej.

Ky impostim i Ramës njoftonte sot elementin akut dhe alarmant të sjelljes së tij. Si çdo autokrat i vogël dhe i vetëkënaqur i madh, ai i sheh krizat si lojë dhe ngazëllehet në to.

Ndër më të përdorurit sot në konferencën e shtypit ishin ata terma që pak kanë të bëjnë me krizën, madje japin idenë e të kundërtës. Kryeministri rrotulloi shpesh në gojë fjalët 'lojë', 'shah', 'poker', 'damë', 'blof' dhe 'mat', pa fshehur as gëzimin se ia kishte zbuluar blofin kundërshtarit.

Kryeministri e shpalli veten sot fitues të 'lojës politike'.

Së dyti, fitues të zgjedhjeve.

Me çfarë tha dhe si i tha, mu në zemër të krizës dhe në zemër të pushtetit i cili e gjeneron këtë krizë, Edi Rama lajmëroi mënyrën se si do ta zgjidhte krizën.  

Duke e thelluar atë.  

Të fundit