Flash News

KRYESORE

Ideja ‘rock’ e Elton Dedës: një Koncert i madh me të gjitha grupet e viteve ‘90

Ideja ‘rock’ e Elton Dedës: një Koncert i madh me të

Jonida: Çfarë ishin vitet '90 për ty? 

Eltoni: Ato vite ishin kurora e jetës sime sepse ato vite unë s'kisha probleme me jetën, as me publikun, dhe tekstet e shkruara në ato vite janë shkruar me shpirt. Ishim qen të liruar nga zinxhirët, por ishim qen me edukatë.

Hapat e mi të parë në rrok kanë qenë rreth viteve 1989 edhe pse nuk ishte rrok i mirfilltë me ''Tingujt e zjarrtë''.

Jonida: Ke menduar për një reunion të grupit?

Elton: Po, e kam menduar, por do doja që të bashkoheshim të gjitha grupet dhe të bënim një koncert të madh, meqë kushtet i kemi, teknikën e kemi, ndërsa paratë do i gjejmë. Duhet investim sepse 80% e djemve të grupeve jetojnë jashtë.

Jonida: Po viti 1995?

Elton: Ka qenë periudha e lulzimit të rroku shqiptar dhe koha kur flokët i mbanim të gjata sepse ishin këngët që neve këndonim dhe performonim që na e kërkonte të gjithë grupit t'i mbanim flokët e gjata.

Jonida: Ka patur mama vajzash që thonin: Vajzën time nuk ia jap këtij me këto flokë?

Elton: Në fakt, mamatë e vajzave me të cilat jam shoqëruar kanq qenë dakord.

Jonida: Kënga ''Qyteti vjetër'' e vitit 1997, çfarë të kujton?

Eltoni: Ishte periudha më e errët e kombit shqiptar dhe kënga e pasqyron, këngën ia kushtova Tironës sime sepse unë nuk po e njihja më qytetin tim.

Jonida: Po koncerti yt i parë në ''TOB''?

Eltoni: Në 1998 Tirana ishte bosh dhe nuk kishte aktivitete fare. Doja të bëja koncert sepse doja t'i jepja njerëzve gëzim pasi ekonomia, jeta sociale ishte totalisht e shkatarruar dhe ende njerëzit ishin me kallashnikov. E kam bërë 2 net koncertin me një full band.

Publiku ishte ekzaltuar, ishin 800 vetë dhe ai publik i atij koncerti sot është nëpër institucione arti, nëpër media, shikoni fytyra shumë të njohura. Skenografinë e sajuam me mundësitë tona.

Koncerti ishte thyerje akulli, sepse shumë artistë të tjerë erdhën dhe më kërkuan të bënin edhe ato koncerte të atilla si Aurela Gaçe, Ardit Gjebrea etj.

*Intervista është marrë për emisionin "Thurje" në kanalin T në Digitalb. Intervistoi: Jonida Vokshi. Gazetar: Klisman Byku.

Të fundit