Flash News

KRYESORE

Identifikohen autorët që qëlluan 30-vjeçarin në Vlorë, arrestohet i plagosuri

Identifikohen autorët që qëlluan 30-vjeçarin në

Autorët të cilët ditën e djeshme plagosën me armë zjarri një 30-vjeçar në lagjen “Pavarësia” në Vlorë , janë identifikuar nga policia.

Ata janë konkretisht shtetasit: N.Ç., 34 vjeç, banues në Tiranë, G.GJ., 28 vjeç, banues në Radhimë, dhe M.A., 25 vjeç, banues në Babicë e Madhe.

Gjithashtu është bërë arrestimi i shtetasit të dëmtuar, Eraldo.L. (D)., 30 vjeç, banues në Llakatund, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij “Range Rover”, u gjetën dhe u sekuestruan 200 fara bimore kanabisi.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar, një gëzhojë arme zjarri, 200 fara bime narkotike kanabisi dhe 2 automjete tip ”Porsche” e ”Range Rover”.

Ndërkohë po vijojnë hetimet për zbardhjen e detajeve të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

Të fundit