Flash News

KRYESORE

Identifikohet 15-vjeçari shqiptar që ndërroi jetë në Greqi

Identifikohet 15-vjeçari shqiptar që ndërroi jetë në

Është identifikuar 15-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën bashkë me dy bashkëmoshatarë të tij në një aksident me makinë.

Sipas mediave greke, Enriko Buzani është i riu shqiptar i cili ndërroi jetë bashkë me një bullgar dhe një grek. Dy djemtë mbetën të vdekur në vend, ndërsa i riu shqiptar fillimisht u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin e Rios, por nuk arriti t’i mbijetonte plagëve.

15-vjeçarët që mbetën viktima të aksidentit fatal ishin pjesë e klubit të futbollit AK Kyparissia dhe jetonin aty me familjet e tyre.

Të fundit