Flash News

KRYESORE

Identifikohet autori i dyshuar i vrasjes së Nard Polisë

Identifikohet autori i dyshuar i vrasjes së Nard Polisë

Është identifikuar personi i shpallur në kërkim si autor i dyshuar i vrasjes së Ferdinand Polisë në Grudë të Shkodrës. Ai është Kristian Sulaj, vëllai i njërit prej të arrestuarve për ngjarjen, Alfred Martini. Mësohet se Sulaj ka ndryshuar mbiemrin, ndërkohë që policia dyshon se pas vrasjes është arratisur nga Shqipëria.

Për vrasjen e 32 vjeçarit u përdor automjeti në pronësi të Martinit, ndërkohë që ky i fundit deklaroi përpara prokurorëve se i kishte dhënë automjetin personit të shpallur në kërkim, por nuk e dinte se do përdorej për ngjarjen.

Gilbert Toma dhe Kleandro Toma janë dy personat e tjerë të arrestuar për këtë ngjarje. Për tre të arrestuarit është vendosur sot masa e sigurisë ‘arrest me burg’.

Ndonëse shkaku i vrasjes nuk është përcaktuar ende, autoritetet po hetojnë mbi të kaluarën e Ferdinand Polisë në Itali, ku rezultonte i dënuar me 4 vite burg për prostitucion, trafik kokaine dhe vjedhje me thyerje të dy banesave.

Të fundit