Flash News

KRYESORE

Identifikohet autori i ngjarjes në Teksas, ishte një ish-ushtarak

Identifikohet autori i ngjarjes në Teksas, ishte një ish-ushtarak

Policia ka identifikuar autorin e ngjarjes së djeshme në Teksas ku humbën jetën të paktën 27 persona dhe shumë të tjerë u plagosën. Ata e kanë identifikuar vetëm si një mashkull të ri të bardh, ndërsa mediet vendase bëjnë me dije se ai quhet Devin Patrick Kelley, 26 vjeç. Kelly ka punuar te forcat ajrore dhe është shkarkuar nga detyra në vitin 2014 për agresion ndaj të shoqes dhe fëmijës së tij.

 Gjithashtu Kelly kishte qenë një mësues i studimit të shkrimeve të Biblës, por faqja e tij në 'Facebook' tregon një adhurim të frikshëm të tij edhe për armët.

26-vjeçari, sipas autoriteteve të Departamentit të Sigurisë Publike, ishte i veshur i gjithi me të zeza dhe mbante në trup një jelek antiplumb. Ai fillimisht hapi zjarr me një pushkë gjysmë-automatike në ambientet përpara kishës e më pas hyri brenda. Në kohën kur po largohej prej andej, një qytetar i zonës rrëmbeu armën e tij dhe nisi të qëllonte mbi të dyshuarin, që e hodhi pushkën e u largua me makinë. Shtypi tregon se qytetari ka vazhduar ta ndjekë agresorin që më pas doli nga rruga dhe e përplasi automjetin ku policia e gjeti më pas të vdekur.

Ende nuk dihet nëse Kelly ka kryer vetëvrasje apo ka vdekur për shkak të goditjeve nga banori i zonës.

Pastori i Kishës në të cilin u krye masakra, Frank Pomeroy, tha për “ABC News” se mes viktimave ishte dhe vajza e tij 14 vjeç, dhe se numri më i madh i viktimave u shënua jashtë kishës, ndërsa brenda u qëlluan vetëm 2 persona, dhe pak më vonë, një tjetër humbi jetën në spital për shkak të plagëve të marra.  

 

Të fundit