Flash News

KRYESORE

Identifikohet gruaja që u gjet e vrarë pranë Liqenit të Sharrës në Tiranë

Identifikohet gruaja që u gjet e vrarë pranë Liqenit të

Identifikohet gruaja që u gjet e pajetë këtë mëngjes pranë liqenit të Sharrës në Tiranë. 45-vjeçarja është identifikuar me emrin Lirie Xhepa.

Gruaja dyshohet se është vrarë në një vend tjetër dhe më pas është hedhur mes ferrave, pranë liqenit për të humbur gjurmët e krimit.

Këto dyshime janë forcuar për faktin se mbi trupin e gruas së moshës rreth 45-vjeçare janë konstatuar tre plagë plumbi dhe në pjesën e kokës shenja dhune, që  dyshohet se janë shkaktuar nga goditja me mjete të forta.

Trupi i pajetë i gruas është gjendur fillimisht nga banorët e zonës, të cilët më pas kanë njoftuar policinë.

Të fundit