Flash News

KRYESORE

Identifikohet personi i shpallur në kërkim për vrasjen e Jurgen Kurtit

Identifikohet personi i shpallur në kërkim për vrasjen e Jurgen

Është identifikuar personi i shpallur në kërkim nga policia për vrasjen e Jurgen Kurtit në Tiranë, më 18 mars. Bëhet fjalë për Klodian Banen, 27 vjeç, i cili rezulton të jetë edhe pronari i automjetit që u përdor nga ekzekutorët e të riut.

Mësohet se Bane i ka vendosur targa false automjetit në kohën e vrasjes dhe më pas i ka ndërruar ato në një rrugicë aty pranë. I gjithë momenti është filmuar nga kamera të ndryshme të bizneseve.

Për vrasjen e Jurgen Kurtit janë arrestuar Elsi Levendi, Olsi Qalliaj dhe Alesio Berberi.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende një version zyrtar për shkaqet e ekzekutimit.

Të fundit