Flash News

KRYESORE

Identifikohet serbi që hodhi bombë në Ambasadën Amerikane në Podgoricë

Identifikohet serbi që hodhi bombë në Ambasadën Amerikane

Policia malazeze ka zbuluar identitetin e shtetasit që hodhi një pako me lëndë shpërthyese në drejtim të Ambasadës Amerikane në kryeqytetin malazez, Podgoricë, rreth orës 00:30. Ai dyshohet se është Dalibor Jaukovic, 43 vjeç.

Sipas mediave vendase, Jaukovic, i cili kreu vetëvrasje pas ngjarjes ka jetuar në Podgoricë ndërsa ka lindur në Kralevë të Serbisë.

Gjatë shpërthmit nuk ka pasur viktima të tjera, ndërkohë që motivi i sulmit mbetet ende mister.

Në lidhje me ngjarjen, Departamenti i Shtetit në Uashington njoftoi se Ambasada Amerikane po kryen aktualisht një kontroll të brendshëm për të konfirmuar sigurinë e stafit të saj.

Të fundit