Flash News

KRYESORE

Identifikohet shqiptari që u gjet i vdekur në burgun e Athinës

Identifikohet shqiptari që u gjet i vdekur në burgun e Athinës

Identifikohet shqiptari, i cili një ditë më parë u gjet i pajetë në qelinë e tij në burgun e Korydallos-it në kryeqytetin grek, Athinë. Mediat greke raportojnë se 33-vjeçari Bandiol Tusha  është gjetur pa shenja jet, për arsye ende të paqarta.

Mësohet se në trupin e viktimës nuk janë gjetur shenja dhune, por hetuesit dyshojnë se viktima, ka marrë dozë të lartë droge.

33-vjeçari mbahej në burg me akuzat për përfshirje në trafikun e drogës. Trupi i tij u dërgua për ekspertizë mjeko-ligjore.

Të fundit