Flash News

KRYESORE

Identifikohet viktima e aksidentit në Surrel

Identifikohet viktima e aksidentit në Surrel

Pas rreth gjysmë ore përpjekje janë nxjerrë nga makina tre personat e aksidentuar në Surrel. Sipas policisë, personat që u nxorrën nga mjeti janë shtetasit Lulzim Balla rreth 60 vjeç dhe Zyhdi Alcani rreth 55 vjeç, të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital, ndërsa shtetasi i identifikuar si F.V 38-vjeç, ka ndërruar jetë.

Kujtojmë që makina tip fouristradë me targa ‘AA255JH’ përfundoi në greminë rreth orës 18:30 të ditës së sotme rrugës për në Dajt në fshatin Surrel.

Pas sinjalizimit nga qytetarët e zonës së Surrelit se një makina doli nga rruga dhe përfundoi në greminë, policia, zjarrfikësja dhe ambulanca shkuan në vendin e ngjarjes duke i nxjerrë.

Akoma nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

http://politiko.al/foto-rane-ne-gremine-nderron-jete-njeri-prej-te-aksidentuarve-ne-surrel/

 

 

Të fundit