Flash News

KRYESORE

Identifikohet viktima në atentatin e ish-Bllokut; është truproja e Ervis Martinajt

Identifikohet viktima në atentatin e ish-Bllokut; është truproja

Rigers Gaxha është personi që ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në atentatin e ndodhur brenda një lokali në zonën e ish-Bllokut. Raportohet se Gaxha ishte truprojë e Ervis Martinajt, një prej të plagosurve në atentat. Identifikimi i viktimës ka qenë i vështirë pasi nuk kishte mjet identifikues me vete.

Objektiv i atentatit dyshohet se ka qenë 36 vjeçari Martinaj, një person shumë i njohur për Policinë e Shtetit.

Ndërkohë, fillimisht është raportuar se i plagosur ka mbetur edhe shtetasi Redi Popesku, pronar i lokalit ku ndodhi ngarja, por deri më tani nuk është konfirmuar zyrtarisht nga policia.

Atentati ka ndodhur në rrugën ‘Ibrahim Rrugova’, e cila gjatë mbrëmjes është mbingarkuar nga trafiku i makinave.

Atentat në ish-Bllok/ Kush është Ervis Martinaj; nga kërcënimi i biznesmenit te lotaritë e palejuara në Tiranë

[video width="640" height="1130" mp4="http://politiko.al/wp-content/uploads/2018/10/video-1538684434.mp4"][/video]

Të fundit