All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

 Identifikohet viktima në Dibër, kush është i riu që u gjet i vrarë në oborrin e shtëpisë

 Identifikohet viktima në Dibër, kush është i riu
All - Paragraf - 1

Pak orë pas publikimit të lajmit se një person është vrarë me armë zjarri në zonën e Maqellarës në Dibër, policia ka mundur të bëjë edhe identifikimin e viktimës.

All - Paragraf - 3

Sipas burimeve nga policia, viktima është Elsi Kosiqi, 32 vjeç nga Maqellare e Dibrës. Nga njoftimi paraprak i policisë, i riu është gjetur i vrarë me armë zjarri në oborrin e shtëpisë së tij. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01.30 pas mesnatës së mbrëmshme.

Policia ka mbledhur provat e para për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, ndërsa shkaqet mbeten ende të paqarta. Në gusht të 2008-ës, Kosiqi, bashkë me tre persona të tjerë janë arrestuar nga policia, pasi u kapën duke kontrabanduar viça drejt Maqedonisë.

Autorët e kanë patur shumë të lehtë të largohen pasi kanë qëlluar për vdekje 32-vjeçarin me një plumb në gjoks sepse banesa e tij ishte ngjitur me rrugën kryesore, nga e cila janë larguar me shpejtësi.

 Viktima ka qenë emigrant në Itali dhe ishte kthyer një vit më parë. Bashkë me vëllezërit menaxhonte një hotel në llixhat e Dibrës, por nuk dyshohet se konflikti ka ardhur nga biznesi i tyre.

Të fundit