Idrizi: As Rama dhe as Bushati nuk e heqin dot fjalën Çamëri

Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrzi komentoi negociatat e zhvilluara mes Shqipërisë dhe Greqisë. Idrizi tha se nuk ka informacione shtesë, me përjashtim të atyre që janë publikuar në media, se çfarë është deklaruar në takimet dy ministrave të Jashtëm.

Idrzi tha se as Rama dhe as Bushati nuk mund ta heqi fjalën Çamëri duke theksuar se ajo është një çështje e të drejtave të njeriut.

“As Rama dhe as Bushati nuk e heqin dot fjalën Çamëri. Ata janë shërbëtor të përkohshëm të mandatuar për të kryer detyrimin kushtetues. Çështja çame është çështje e të drejtave të njeriut, është genocid”, u shpreh ndër të tjerash Idrizi në emisionin ‘Studio e Hapur’.