Flash News

KRYESORE

Idrizi: Kemi të gjitha provat që dëshmojnë se mandati i Tiranës i përket PDIU

Idrizi: Kemi të gjitha provat që dëshmojnë se mandati i

“Jam këtu për të siguruar që mandati i Tiranës është vetëm i PDIU dhe për këtë kemi të gjitha provat e pakontestueshme”.. Ishte kjo deklarata e kreut të Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet në një dalje për mediat këtë të diel. Idrizi tha se kjo forcë ka ankimuar në KQZ rezultatin pasi posedon të gjitha provat e duhura që tregojnë se votat për PDIU nuk janë pasqyruar.

“Në shumë tavolina numërimi ku PDIU nuk ka pasur numërues del qartë se vota e kësaj partie nuk është pasqyruar në procesverbale. Rastet janë të rënda dhe evidente”, u shpreh Idrizi.

Ai deklaroi se numri i votive të devijuara që duhet të ishin numëruar e tejkalon disa herë numrin 37 që është edhe pragu që i duhet kësaj forcë për të marrë mandatin e deputetit në Tiranë.

“Ky numër i votive të devijuara e kalon disa herë numrin 37 të votave të nevojshme për të kaluar pragun”, tha Idrizi.

Kreu i PDIU qartësoi se nesër të gjitha materialet filmike dhe dosja me votat e tjetërsuara do t’i vihen në dispozicion Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

“Kemi dosjen e votave të tjetërsuara për PDIU dhe nesër do ja vemë në dispozicion KQZ. Ne do të prezantojmë të gjitha provat dhe të gjitha pamjet filmike në KQZ”, u shpreh Idrizi.

Të fundit