Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Alfred Lela
Ankorimi i Shpëtim Idrizit në koalicionin opozitar nuk duhet parë si ‘kthimi në shtëpi i djalit plangprishës’. ‘Djalëria’ e Idrizit dhe një pjese të udhëheqjes së kësaj partie është e majtë, kurse trashëgimia e komunitetit çam, kryesisht dhe padyshim e djathtë. Është ky kontradiksion, por jo i vetmi, që ka çuar në këto lëvizje, përfshirë edhe këtë të fundit, ku masat elektorale e shohin veten të plastelinuara sipas shëmbëlltyrash politike që kanë për autorë krerët e tyre partiakë. Të cilët i artikulojnë këto zhvendosje si nevoja apo pragmatizma, si përparim i agjendave të elektoratit që (idealisht) përfaqesojnë.
Modeli politik i përdorur më së shumti nga Idrizi si kreu i një partie komunitare dhe kauzatore (që mbështet një kauzë të caktuar), është pra zhvendosja frekuente drejt boshtit të pushtetit. Nëse materialisht kjo duket si gjëja e duhur, filozofikisht, ideologjikisht dhe moralisht është krejt e kundërta.
A mund të jetë edhe politiksht e pambështetur (unsustainable) kjo lëvizje e Idrizit dhe shpurës së tij që mbajnë vulën e firmën e PDIU?! Do të thotë, a e ka Shpëtim Idrizi bursën e aksioneve elektorale, shpirtërore, kauzatore, ideologjike të çamëve të Shqipërisë? Çfarë ka humbur nga këto përmasa të dukshme dhe të padukshme të masës elektorale në procesin bizar të iniciuar prej tij, përfaqësuar nga shprehja adoleshente ‘çam nuk lind, por bëhesh’. Thënë ndryshe, përpjekja e Idrizit për ta bërë kombëtare një parti komunitare, për ta bërë forcë të tretë, duke luajtur në favor të Ramës karshillëkun me LSI-në e Metës, apo dhe alternativën e PD si opozitë kur si përfaqësuese e saj takohej me ambasadorin amerikan, Alex Arvizu.
Idrizi pra, dhe duhet ta ndajmë shqiptarin e Çamërisë të inkuadruar në PDIU prej tij, pësoi fatin e bretkosës që deshi të trashej sa një ka në fabulën e frëngut La Fontaine. Tashmë që është kthyer si bretku i kahershëm në ujin e opozitës, nuk na duhen fare moralizimet e fabulave, por çfarë sjell dhe çfarë zbeh ai dhe PDIU (e tij) në radhët e koalicionit opozitar. Pozitivja është se trenit opozitar i shtohet dhe një vagon tjetër duke e bërë më të pranishme fizikisht në territor, elektorat dhe narrativë politike fizionominë e koalicionit të Bashës. ‘Kthen djathtas’ një elektorat që është kryesisht i tillë, ai çam, duke i akomoduar kështu, jo vetëm materialisht, por edhe shpirtërisht, ndjekësit e PDIU.
Mbeten megjithatë dy ‘zhbërje’ që Idrizit duhet t’i bëjë për ta kapërcyer Rubikonin (të disatin) e paktit të ri politik pa lënë humbje pas për aleancën e re. E para ka të bëjë me riparimin e imazhit si një individ apo formacion klientelist, dhe e dyta ka të bëjë me riformatimin e elektoratit, që ia dorëzoi, në emër të ‘çam nuk lind, por bëhesh’, deputetëve që përfaqësojnë qeverinë, ndërkohë që silgla e tyre e zgjedhjeve të shkuara është prej sot në opozitë.
A është në gjendje Idrizi që t’i marrë elektoratet që ua dorëzoi tre deputetëve në qershorin e 2017? Për shembull a mund ta mbajë çame Dibrën, apo ajo do të kthehet në ‘dibrane’. E me radhë për zonat e tjera.
Shpëtim Idrizi i dorëzoi elementit parapolitik influencë dhe elektorat duke i ngjarë kështu shumë ish-partnerit të tij, Edi Rama, i cili e mbushi gjelltoren e politikës me ‘peshk’ të tillë. Distanca me këtë model, dhe jo afria me opozitën, është prova që duhet të kalojë ai bashkë me krerët e tjerë të një partie që quhet PDIU, por nuk është domsdoshmërisht çame.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38