Flash News

KRYESORE

Idrizi përfundon takimin me Metën: I shpreha shqetësimin për çështjen e detit, qeveria shqiptare të mos pranojë devizën e Greqisë  

Idrizi përfundon takimin me Metën: I shpreha shqetësimin për

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi ishte i pari që zhvilloi takimin me presidentin Ilir Meta, sa i takon datës së zgjedhjeve parlamentare të vitit që vjen.

Pas takimit, Idrizi foli gjatë për mediat, por tha se këtë moment e ka shfrytëzuar më shumë për të shprehur shqetësimin te presidenti lidhur me debatin e ditëve të fundit, pas deklaratave të kryeministrit grek se  paraqesë një projektligj që do zgjerohet nga 6-12 milje në drejtim të Shqipërisë.

“Ky është një akt i paprecedentë që prek drejtpërdrejtë sovranitetin dhe integritetin kombëtar.

Opinioni është i shqetësuar sepse autoritetet greke thanë se kanë informuar Ramën apo mediat greke se qeveria shqiptare e ka dhënë dakordësinë.

Ky është akt i rëndë dhe u thellua nga deklaratat e Ramës se Greqia ka të drejtë ta bëjë këtë gjë. Madje, gjatë kësaj kohe na është paraqitur konventa e detit 1982 duke iu referuar nenit të tretë se cdo shtet ka të drejtë të zgjerojë ujërat territoriale nga 6-12 milje , por ky nuk është rasti i Shqipërisë sepse pika 15 shprehet se këtë të drejtë vendet e kanë kur e lejon gjeografia dhe ne nuk kemi 24 milje me Greqinë dhe e kemi në krah e përballë me Korfuzin e dy ishujt e tjerë.

U shpreha shqetësimin presidentit për vëmendjen që duhet të ketë qeveria shqiptare edhe në marrëveshjen e firmosur mes Italisë dhe Greqisë për zonat ekskluzive ekonomike sepse në këtë pakt dy ishujt greke Othonoi dhe Irikuza kanë marrë të drejtë të zgjerohen me 12 milje , pra të jenë pikë referimi për ujërat territoriale dhe cenon direkt zonën qene duhet të ndajmë me dy shtete fqinje.

Më vjen mirë që Rama ditët e fundit ka bërë një tërheqje pasi u kërkoi shqiptarëve të lexojnë, pasi e ka lexuar edhe vetë pikën 15.

Qeveria shqiptare nuk duhet të pranojë devizën e Greqisë dhe Serbisë, që c’është e Shqipërisë është e diskutueshme. Vendi ynë nuk ka ç’të bisedojë për kufijtë detar dhe tokësor, ka lëshuar nga padrejtësisë historike gati 30% të territorit të saj, e kam fjalën për Çamërinë. Me Greqinë kemi për të biseduar vetëm për zonën ekskluzive ekonomike. Nëse ajo hap çështjen e kufijve me Shqipërinë, do kërkojmë territoret shqiptare të vendosura nga padrejtësisë historike 1913.

I bëra të qartë presidentit, se bisedimet duhet të nisin nga heqja e ligjit të luftës që Greqia e mban në këmbë me Shqipërinë në agjendën e saj të vorio-epirit, zgjidhjen e çështjes çame , etj., u shpreh Idrizi pas takimit me presidentin Meta.

Të fundit