Flash News

KRYESORE

IGJEUM: Ndalojnë reshjet, s’do të ketë më përmbytje

Tre ditë pas intensitetit të lartë të reshjeve dhe përmbytjeve në Shqipëri, sinoptikanët njoftpojnë për ndërprerje të reshjeve.

 Sipas Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, Vjosa do të kthehet në shtartin e saj natyror duke normalizuar situatën në zonat e përmbytura.

Nësër pritet që në zonat jugore intensiteti i reshjeve në Jug t vendit pritet të jetë i dobët deri në mesatarë, ndërsa në veri të vendit ato do të vazhdojnë me një intensitet të lartë madje dhe me shtëngata. Ditën e nesërme në zonat malore në veri dhe në lindje pritet që të ketë dhe reshje bore.

Buletini i IGJEUM

Meqenëse Lumi Vjosa pritet të ulë ndjeshëm prurjet përgjatë ditës së sotme (e diel, dt.03.12.2017) dhe ditës së nesërme (e hënë, dt.04.12.2017) janë hequr paralajmërimet për vazhdimin e përmbytjes në qarqet Fier dhe Vlorë.

Nga llogaritjet e fundit hidrologjike të IGJEUM, rezulton se, në pjesën fushore të këtij lumi do të ulet ndjeshëm rreziku nga përmbytja. Përgjatë mbrëmjes së sotme (e diel, dt.03) lumi Vjosa do të kthehet në shtratin e vet natyral. Për pjesën tjetër të territorit nuk parashikohet rrezik i shtuar nga përmbytjet e lumenjve. Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve të ardhshme dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.

RESHJET

Sot pasdite (e diel, dt.03) reshjet do të vazhdojnë, me një intensitet të dobët deri mesatar, ndërsa në qarqet e Veriut

deri lokalisht intensive, të shoqëruara edhe me shtrëngata.

Nesër (e hënë, dt.04) reshjet lokale, të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Reshjet do të jenë në formë dëbore në zonat e larta malore, kryesisht në veri dhe lindje të vendit.

TEMPERATURAT

Nesër (e hënë, dt.04) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 5 °C / 12 °C

në vendet e ulta: 4 °C / 12 °C

në vendet malore: -3 °C / 6 °C.

ERA

Sot pasdite (e diel, dt.03) do të fryjë mesatare, ndërsa në bregdet deri e fortë. Nesër (e hënë, dt.04) do të

dobësohet, për të fryrë e dobët, ndërsa në bregdet deri mesatare.

 

Të fundit